Flash News

KRYESORE

Demokratët kërkesë për shkarkim, reagon Donald Trump: Sa keq për vendin tonë!

Vjen reagimi i presidentit të SHBA, pasi demokratët në Kongresin e SHBA deklaruan se do të fillojnë zyrtarisht procedurat për shkarkimin e Donald Trump.

Nisma nisi pas një telefonate që Trump pati me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy,  ku dyshohet se ai i kërkoi homologut të hetonte rreth rivalit të tij politik Joe Biden, deklaroi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi.

Në një status në tëitter, Trump reagon duke shkruar se:  “Një ditë e tillë e rëndësishme në Kombet e Bashkuara, ka kaq shumë punë dhe kaq shumë sukses, dhe demokratët me qëllim duhej ta prishnin këtë… Sa keq për vendin tonë!”.

Më herët, Pelosi tha se Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë të mërkurën mbi një rezolutë lidhur me ankesën e një informatori të inteligjencës që ka të bëjë me telefonatën .

Ish-nënpresidenti i SHBA, Joe Biden, aktualisht kandidat për president, i bëri thirrje Presidentit Trump që të bashkëpunojë plotësisht me hetimet e Kongresit ose  rrezikon të largohet nga posti.

Presidenti Trump konfirmoi se i kishte thënë stafit të tij që të pezullonte rreth 400 milion dollarë ndihmë për Ukrainën, pak ditë para telefonatës me udhëheqësin ukrainas.

Të fundit