Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Demokratët po bashkohen. Genc Ruli rikthehet në selinë blu; ndërmjetësuesin e bëri ish-ministri i Jashtëm
Genc Ruli ishte një prej figurave të Partisë Demokratike që u përfshi në të ashtuquajturin grupi i të pakënaqurve me Lulzim Bashën. Ish-ministri i Bujqësisë njoftoi pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës se nuk do të rikandidonte për postin e deputetit, por pavarësisht kësaj, ai kritikoi Bashën për vendimin për të lënë jashtë listës shumë figura të njohura të PD-së.
Sot konfirmohet se Ruli dhe Basha e kanë gjetur gjiuhën e përbashkët dhe ish-ministri ka qenë i pranishëm në selinë blu. Ata u filmuan edhe në ceremoninë e inaugurimit të bustit të Pjetër Arbnorit, ku nuk ngurruan të shkëmbenin batuta midis tyre.
Rolin e ndërmjetësuesit të takimit e ka luajtur Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, gjithashtu kritik i kryetarit të PD.
Rikthimi i Rulit dhe Mustafajt në PD konfirmon se demokratët po bashkojnë familjen e tyre për t’u përgatitur për një betejë të rëndësishme, zgjedhjet lokale të vitit 2019-të.
Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë disa herë thirrje që kritikët e Bashës të rikthehen në parti sepse konfliktet dhe diferencat mund të sheshohen vetëm nëpërmjet diskutimit brenda strukturave.
Ruli: Do thonë që po bëjmë paqe. Berisha në krah të Bashës i bën një premtim: Do vij dhe te ty…