Flash News

KRYESORE

Dëmtim misterioz për yllin, Guardiola bëhet me dhimbje koke

Manchester City nuk e ka nisur si duhet sezonin e ri, pasi e sheh veten 5 pikë larg Liverpoolit me 7 ndeshje të luajtura në Premier League. Kampionët e Anglisë ziejnë, pasi shumë çështje kanë shpërthyer, më e fundit ajo ndërmjet Gabriel Jesus dhe Sefrgio Agueros për titullarin e sulmit.

Guardiola ka marrë dhe një tjetër lajm të keq nga infermieria, pasi ylli Kevin De Bruyne është dëmtuar. Gazetari i TheAtheltic, Sam Lee, ka raportuar në lidhje me gjendjen e mesfushorit. 28-vjeçari ka një problem në ije sipas raportimeve të para, por ende nuk ka një diagnozë të saktë.

"Qytetarët" do t'i bëjnë disa kontrolle të specializuara lojtarit, ndërsa trajneri Guardiola shpreson që ta ketë në ekip për ndeshjet e radhës. De Bryne ka vuajtur shumë me dëmtimet në sezonin e fundit, pasi është detyruar të operohet dhe të qëndrojë gjatë jashtë fushave të lojës.

Rezultate imazhesh për kevin de bryne

Të fundit