Flash News

KRYESORE

Dëmtimet e godinës së teatrit, Lulzim Basha: Veliaj dërgon horrat e policisë bashkiake për të hapur gropat

Dëmtimet e godinës së teatrit, Lulzim Basha: Veliaj dërgon

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka denoncuar përpjekjet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, për të nxirë sa më shumë godinën e Teatrit Kombëtar, me qëllim për të çuar deri në fund aferën mafioze për shkatërrimin e tij.

Sipas Bashës, Veliaj dërgon punonjësit e policisë bashkiake për të hapur vrima dhe gropa në godinën e bashkisë.

“Çon horrat e policisë bashkiake për të hapur vrima dhe gropa në muret e Teatrit Kombëtar. Kjo është një alibi prej injoranti. Detyra kryesore e qeverisë është ta rindertojë, por qartësisht këta gjejnë çdo sebep të rremë për të çuar deri në fund aferën mafioze”, theksoi kryeopozitari.

Basha paralajmëroi edhe kompaninë ‘Fusha’ me pasoja ligjore nëse vijon me aferën për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Denoncohet një tjetër tender i bashkisë: Veliaj, 100 milionë lekë për kompaninë e vendosur nën sekuestruo dhe me një të punësuar

Të fundit