Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Dëmtimet e lojtarëve në 'Europa League', Gattuso: S'ka kohë për qurravitje, duam fitore ndaj Juves
Mbrëmjen e djeshme, Milani nuk arrii të merrte më shumë se një barazim ndaj ekipit spanjoll të Real Betis, përballje e cila u mbyll me rezultatin 1-1, me një gol të Lo Celso dhe Suso-s.
Gjatë ndeshjes u dëmtuan dy lojtarë të kuqezinjve, Musacchio dhe Calhanoglu, për të cilët Gattuso është shprehur se nuk janë dëmtime shumë serioze dhe mund të rikuperohen.
“Le të gëzojmë pikën në fillim pastaj të llogarisim problemet e dëmtimeve. Mjekët e dinë më mirë se unë se si është gjendja, nuk mund të bëj parashikime, por shpresojmë që dikush të riaftësohet. Pra, del që tani ne jemi të pafat. Mund të them vetëm që Musaçhio nuk ka probleme muskulore, ndërsa turku ka marrë goditjen e zakonshme në këmbë. Nuk duhet bërë dramë. Duhet të gëzojmë pikën dhe të mendojmë për Juve-n. Bardhezinjtë janë nga më të fortët në Europë, por ne do t’i mundim. Nuk ka kohë për t’u qurravitur”, ka thënë tekniku Gennaro Gattuso.
Kujtojmë se të dëmtuar janë edhe Higuain, Biglia (4 muaj), Caldara (3 muaj), Conti, Bonaventura dhe Calabria, të cilët janë në dyshin ndaj Juves.