Flash News

KRYESORE

Dëmtimi i frikshëm, Evertoni shpjegon gjendjen aktuale të Gomesit

Dëmtimi i frikshëm, Evertoni shpjegon gjendjen aktuale të Gomesit

Andre Gomes të dielën pësoi një dëmtim të frikshëm në ndeshjen e Evertonit me Tottenham-in. Teksa po merrte topin në zotërim, Son i ndërhuy keq dhe më pas ai pësoi edhe një përplasje me Aurier.

Ish-lojtari i Barcelonës ka thyer kaviljen dhe është transportuar me urgjencë në spital. Sot Evertoni ka dalë me një njoftim zyrtar për gjendjen e tij, meqë e gjithë vëmendja ka qenë te ky episod i rrallë në botën e futbollit.

“Konfirmojmë se Andre Gomes ka kryer me sukses operiacionin dhe kavilja e tij e djathtë do të vendoset sërish në vend. Procedurat shkuan në mënyrën më të mirë. Lojtari do të qëndrojë në spital për pak kohë, derisa të rikuperohet plotësisht. Në emër të tij, klubi dëshiron të falënderojë mbështetësit dhe botën e sportit për vëmendjen e shfaqur".

Të fundit