Flash News

KRYESORE

Dëmtimi i Ronaldos, koha që pritet të qëndrojë jashtë fushave

Dëmtimi i Ronaldos, koha që pritet të qëndrojë

Pas dëmtimit që mori në përballjen e “El Clasico”, ku u detyrua të ulej në stol pjesën e dytë, u përfol se Cristiano Ronaldo nuk mund të merrte pjesë në finalen e madhe të Champions për shkak të dëmtimit.

Nga vizitat e specializuar mjekësore, ku rezultoi se bëhej fjalë vetëm për një ndrydhje të lehtë të kaviljes së këmbës së djathtë, u bë e ditur se sulmuesit i duhet vetëm një javë pushim për të qenë gati në finalen e Champions dhe në javën e fundit të kampionatit spanjoll.

Për këtë arsye portugezi do të humbasë sfidat me Seviljen dhe Celta Vigon në kampionat, ndërsa mund të jetë gati për takimin e fundit, kundër Villarealit.

Aktivizimi në ndeshjen me Villarealin do të jetë edhe një lloj testi që portugezi të ketë ritmin e garës për finale e madhe të sezonit.

Të fundit