Flash News

KRYESORE

Dëmtohen dy mbrojtës, Bayern gjen zëvendësuesin te Bilbao

Dëmtohen dy mbrojtës, Bayern gjen zëvendësuesin te Bilbao

Bayern i ka punët pisk. Me dëmtimin e mbrojtësve Niklas Sule dhe Lucas Hernandez, klubi bavarez është i detyruar që në janar të blejë një mbrojtës.

Trajneri Niko Kovac raportohet se ka kërkuar ndërhyrje nga klubi, sepse në Champions League skuadra nuk mund të shkojë e papërgatitur mirë në prapavijë.

Spox dhe Goal raportojnë se bavarezët duan mbrojtësin e Athletic Bilbao, Unai Nunez. Menaxheri Giovanni Branchini, i cili njihet për lidhjet e forta me rekordmenët e Bundesligës, e ka kontaktuar lojtarin.

Nunez, kampion Europe me Spanjë U21, ndiqet prej kohësh nga Bayern. 22-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2023 me Bilbaon.

Të fundit