Flash News

KRYESORE

Dëmtohen varrezat në Popçisht, eshtrat dalin në sipërfaqe

Dëmtohen varrezat në Popçisht, eshtrat dalin në

Si pasojë e punimeve për ndërtimin e segmentin rrugor Korçë-Gramsh janë dëmtuar 37 varreza të fshatit Popçisht në Moglicë.

Kjo ka bërë që eshtrat të dalin në sipërfaqe dhe një pjesë e tyre të hidhen në përrua nga firma që po zbaton projektin.

Sipas Top Channel, devijimi i 15 km nga gjatësia e kësaj rruge ka bërë që rruga të kalojë përmes fshatit, duke prekur kështu dy nga varrezat e tij.

 Banorët janë munduar vazhdimisht ta ndalojnë këtë masakër por janë shkatërruar 10 varre të banorëve myslimanë dhe 27 varre që mendohet se janë të banorëve të vjetër ortodoksë.

Banorët tregojnë se punimet kanë nxjerrë në sipërfaqe eshtrat e familjarëve, të cilat po përhapen nga qentë e fshatit, ndaj ata kërkojnë ndërprerjen e punimeve dhe zhvendosjen e varrezave në një hapësirë tjetër të fshatit.

Banorët e fshatit kërkojnë ndërprerjen e punimeve dhe zhvendosjen e varrezave në një hapësirë tjetër të fshatit sepse punimet po nxjerrin në sipërfaqe eshtrat e familjaëve të tyre.

Ata shprehen se i kanë paralajmëruar instancat përkatëse para një viti për vendodhjen e varrezave por askush nuk i ka dëgjuar.

Prokuroria e Korçës nisi hetimet, pas kallëzimit të banorëve por hetimet u pushuan me pretendimin se varret janë ortodokse, ndërkohë që fshati ka besim mysliman.

Të fundit