Flash News

KRYESORE

Dëmtohet Lionel Messi, do mungojë në dy ndeshjet kundër Interit dhe në El Clasico

Dëmtohet Lionel Messi, do mungojë në dy ndeshjet kundër

Barcelona do të jetë pa Lionel Messin në tre javët e ardhshme. Sulmuesi argjentinas u dëmtua mbrëmjen e djeshme ku pas 26 minutash lojë u detyrua të largohej nga fusha.

Messi pësoi një dëmtim në bërryl gjatë përplasjes me Vasquez ndërsa tentativa për të luajtur me krahun e fashuar dështoi. Sot skuadra e Barcelonës, përmes një komunikate të shpërndarë në Twitter, ka njoftuar se Messi ka pësuar një frakturë në bërryl dhe do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 3 javë.

Në këtë mënyrë, sulmuesi nuk do të jetë në dy ndeshjet që Barcelona do të zhvillojë kundër Interit, e vlefshme për Champions League, si dhe do të mungojë gjithashtu edhe në El Clasicon e javës së ardhshme në Camp Nou.

Të fundit