Flash News

KRYESORE

Dëmtohet nga vandalët statuja e Messit në Argjentinë

Dëmtohet nga vandalët statuja e Messit në Argjentinë

Për të dytin vit radhazi, statuja e futbollistit Leo Messi, e vendosur në Paseo de las Glorias të Buenos Airesit, në Argjentinë, është dëmtuar nga vandalët.

Asaj i janë presë këmbët dhe është  e rrëzuar në tokë. Ky është akti i dytë vandal ndaj kësaj statuje, e inauguruar në 28 qershor 2016.

Kjo vepër e skulptorit Carlos Benavidez, , do të dërgohet në Drejtorinë e Monumenteve dhe Veprave të Artit për restaurim.

Paseo de las Glorias (Shëtitorja e të Lavdishmëve) është një vend publik ku ka statuja të sportistëve kryesorë argjentinas si Manu Ginobili, Guillermo Vilas, Gabriela Sabatini, Hugo Porta, Luciana Aymar, Roberto De Vicenzo, Pascual Pérez dhe Juan Manuel Fangio.

Të fundit