Flash News

KRYESORE

Dëmtohet Strakosha, Panucci zgjedh Koliçin për ndeshjet me Spanjën dhe Italinë

Dëmtohet Strakosha, Panucci zgjedh Koliçin për ndeshjet me

Christian Panucci fton më në fund një lojtar nga Superliga. Bëhet fjalë për portierin e Kukësit, Enea Koliçi, i cili ka marrë një ftesë nga trajneri italian për dy ndeshjet e radhës ndaj Spanjës dhe Italisë. 31-vjeçari ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në eliminatoret e Champions League, dhe në fillimin e kampionatit duke merituar ftesën.

Ai do të zërë vendin e Thomas Strakoshës, i cili vuan nga në problem muskulor në kofshën e majtë, dhe për këtë arsye ka marrë leje për t’u rikthyer në Romë.

Dje kombëtarja është stërvitur vetëm me një portier, Etrit Berishën, i cili do të jetë titullar në dy ndeshjet e fundit./VipSport

Të fundit