Flash News

KRYESORE

Dëmtohet Strakosha, Panuçi e zëvendëson me një portier të panjohur

Dëmtohet Strakosha, Panuçi e zëvendëson me një

Ekipi i Lacios ka njoftuar se portieri Thomas Strakoasha është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

Për këtë arsye, trajneri Panuçi ka thirrur për herë të parë në përfaqësuese portierin e Laçit, Gentian Selmani.

Gardiani 20-vjeçar ka zhvilluar një sezon të mirë me kurbinasit, duke qenë edhe kapiten i skuadrës që u rendit në vendin e katërt dhe do të jetë pjesë e paraeliminatoreve të Ligës së Europës.

Në dispozicion të përfaqësueses janë edhe dy portierët e tjerë: Etrit Berisha dhe Alban Hoxha.

Të fundit