Dëmtohet Thomas Strakosha, mund të mungojë në ndeshjen kundër Dinamos së Kievit

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili gjithashtu aktivizohet tek ekipi i Lazios, ka pësuar një dëmtim gjatë përballjes me ekipin e Sardegna-as.

 22-vjeçari është paraqitur në qendrën mjekësore të klubit, në “Paideia” për të kryer kontrolle më të hollësishme rreth dëmtimit.

Strakosha nuk do të paraqitet nesër në seancën stërvitore, ndërkohë nuk dihet nëse do të udhëtoj me skuadrën në Ukrainë për ndeshjen kundër Dinamos së Kievit.