Flash News

KRYESORE

Denar Biba me post të ri në KQZ pas shkarkimit si kryetar

Denar Biba me post të ri në KQZ pas shkarkimit si kryetar

Denar Biba u zgjodh te premten nënkryetari i ri Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), duke zëvendësuar në këtë detyrë Hysen Osmanaj. Pas votimit të fshehtë nga anëtarët e KQZ-së, Biba u zgjodh në këtë detyrë me 7 vota.

Osmanaj u dorëhoq një ditë më parë nga detyra nisur nga fryma e marrëveshjes politike maxhorancë-opozitë e 18 majit.

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri para votimit, tha se jemi në një situatë ekstra ligjore që buron nga një marrëveshje politike dhe do duhet të pajtohemi me të.

Kuvendi i Shqipërisë më 22 maj, në zbatim të kesaj marrëveshje, zgjodhi Klement Zgurin kryetar të Komisionit, që u propozua nga opozita, duke zevendesuar Denar Biben.

Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ zgjedh zëvendëskryetar një nga dy anëtarët e propozuar nga partia më e madhe e opozitës parlamentare. Duke qene se kryetari i KQZ-se, aktualisht i takon opozitës parlamentare, zëvendëskryetar duhet të zgjidhet një nga anëtaret e propozuar nga partia më e madhe e mazhorancës parlamentare, që në këtë rast u zgjodh z. Biba.

Të fundit