Flash News

KRYESORE

Dënimi financiar për Xhakën dhe Shaqirin, ministri shqiptar: Do u jap rrogën time

Dënimi financiar për Xhakën dhe Shaqirin, ministri shqiptar: Do u

Vendimi i FIFA-s për të dënuar dy futbollistët e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, vetëm sepse festuan golat e tyre me simbolin e shqiponjës, ka nxitur reagime të shumta te shqiptarët.

Pas peticionit të hapur ‘on line’ ku kërkohet të mblidhen paratë për të shlyer gjobën e FIFA-s, si shenjë solidarizimi, është ministri i Tregtisë në Kosovë, Bajram Hasani që ofron një rrogë të tijën për pagesën e gjobës.

Hasani thekson se këtë veprim nuk e bën se Xhaka dhe Shaqiri nuk kanë mundësi financiare për të shlyer detyrimin, por se emocionet që ata i dhuruan shqiptarëve nuk kanë të paguar.

Reagimi i ministrit Hasani:

Nuk paguhen me para emocionet që na i sollën Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kur festuan me shqiponjë, pas golave të tyre në ndeshjen Zvicër - Serbi.

Ata u dënuan vetëm sepse nuk harruan rrënjët e tyre, nuk harruan nga vijnë.

Jo se ata nuk i kanë mundësitë financiare për ta paguar një dënim të tillë, por ndjenja e krenarisë që na dhanë me golat e tyre, më bën të ndjehem i obliguar që një pagë timen ta ndajë për pagesën e kësaj gjobe.

Vazhdoni, djema e na bëni krenar!

Të fundit