Flash News

KRYESORE

Dënimi i bandës “Shullazi”, ambasadorja gjermane në Tiranë: E ndoqa me vëmendje të gjithë procesin

Dënimi i bandës “Shullazi”, ambasadorja gjermane në

Pas ambasadës së ShBA në Tiranë, vjen edhe reagimi i ambasadores së Gjermanisë e akredituar në Tiranë, Susanne Schütz një ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda mori vendimin për të dënuar me 55 vite burg në total pesë anëtarët e bandës së Emiljano Shullazit.

Ambasadorja e ka përshëndetur vendimin e gjykatës dhe nxit drejtësinë shqiptare të vijojë të veprojë kundër krimit të organizuar.

“E kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është marrë një vendim në shkallë të parë. Vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri.

Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës. Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, shprehet Schütz.

Vetë Shullazi, i konsideruar si kreu i këtij grupi kriminal, u dënua me 14 vjet burg me akuzën e gjobvënies dhe atë të krijimit të grupit të strukturuar kriminal.

Të fundit