Flash News

KRYESORE

Dënimi i City-t, Guardiola zbulon të ardhmen e tij

Dënimi i City-t, Guardiola zbulon të ardhmen e tij

Trajneri Pep Guardiola ka folur në lidhje me të ardhmen e tij dhe dënimin e Manchester City-t. Ai ka thënë se nuk e braktis ekipin, sidomos në këtë situatë pas dënimit.

"Nëse nuk më shkarkojnë, do të qëndroj këtu me 100%. Me siguri, pa asnjë dyshim. Ky klub është special. Dua të qëndroj këtu deri në fund të kontratës. Përse duhet të largohem?

"Unë e dashuroj këtë klub, përse duhet të ik nga këtu, aq më shumë në këtë situatë. Në tre muajt e ardhshëm do të mendojmë vetëm për sezonin, pastaj të shohim vendimin, por nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë. Unë do të qëndroj këtu.

"Kthimi i dënimit? Jemi optimistë. Në fund e vërteta do të triumfojë dhe në sezonin e ardhshëm, nëse do të kualifikohemi për Ligën e Kampioneve, do të jemi pjesëmarrës”, tha Guardiola.

Të fundit