Flash News

KRYESORE

Dënimi i Skënderbeut nga UEFA, Franca ndalon bastet për ekipet shqiptare

Franca ditën e djeshme, ka shpallur të ndaluar kuotimin e ndeshjeve të futbollit shqiptar nga kompanitë e basteve online, për shkak të çështjes së ekipit të Skënderbeut, i cili u dënua nga UEFA me 10 vite përjashtim nga kompeticionet Evropiane.

Urdhëri është lëshuar nga autoriteti shtëtor ARJEL, i cili shërben si rregullator i basteve sportive në shtetin francez.

“Ndalohen bastet sportive online që u përkasin ndeshjeve të kampionatit shqiptar të nivelit të parë (Kategoria Superiore), në të cilat merr pjesë ekipi KF Skënderbeu. Kjo masë aplikohet deri në fund të kampionatit dhe hyn menjëherë në fuqi”, shkruhet në dokumentin e publikuar me urdhër të presidentit të ARJEL, Sharl Kopolani.

ARJEL është kompani shtetërore e cila monitoron kompanitë dhe fluksin e basteve online dhe raporton vazhdimisht për kuotat

Të fundit