Flash News

KRYESORE

Dënimi i Skënderbeut nga UEFA, nis gjyqi në KAS

Dënimi i Skënderbeut nga UEFA, nis gjyqi në KAS

Tashmë ka nisur gjyqi në KAS mes Skënderbeut dhe UEFA-s, lajm i cili është bërë i ditur nga një njoftim zyrtar i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lozanës.

Gjithsesi, nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për padinë që Skënderbeu nga ngritur ndaj vendimit të formës së prerë që Apeli i UEFA-s dha, duke konfirmuar pezullimin 10-vjeçar dhe gjobën prej 1 milionë eurosh nga ana e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës, apo nëse po shqyrtohet kërkesa e Skënderbeut për të pezulluar dënimin e UEFA-s deri në përfundim të gjykimit të çështjes nga ana e KAS-it, që do t’i lejonte klubit kampion të Shqipërisë të përfaqësohej në “Champions League” në edicionin që është në prag.

Situata është delikate dhe ankthi është në maksimum, pasi prej Champions-it varet një pjesë e mirë e financave të korçarëve për vijimësinë.

Nga ana tjetër, klubi ka bërë me dije se do të vazhdojë deri në fund betejën ligjore edhe në rast se KAS lë në fuqi vendimin e UEFA-s.

Të fundit