Flash News

KRYESORE

Dënimi i Skënderbeut nga UEFA, sot afati i fundit për të apeluar në CAS

Dënimi i Skënderbeut nga UEFA, sot afati i fundit për të

Referuar afateve kohore, sot është dita e fundit për Skënderbeun për të apeluar në CAS në lidhje me pafajsinë e tyre në gjykatën e arbitrazhit sportiv në Lozanë.

Më 4 maj të këtij viti Komisioni i Apelit në UEFA la në fuqi vendimin e Etikës dhe Disiplinës për Skënderbeun, që e dënuan me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane si dhe 1 milionë euro gjobë.

Zyrtarisht, nuk është bërë asnjë njoftim nga klubi dhe mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi dhe veprimet e ekipit korçar.

Të fundit