Dënimi i Tahirit, vjen reagimi i parë nga ambasadorët e huaj në Shqipëri

Vjen reagimi i parë në radhët e ambasadorëve të akredituar në Tiranë, një ditë pas vendimit të gjykatës së Krimeve të Rënda për ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri.

I pyetur nga gazetarët, ambasadori i BE, Luigi Soreca nuk preferoi të japë një koment konkret, pa lexuar më parë dosjen e ish ministrit, nisur nga përvoja e tij si ish prokuror.

“Si një ish prokuror, unë do të shikoj më parë dosjen dhe më pas do i komentoj. Nuk mund të komentoj vendimin pa lexuar dosjen”, u shpreh  Soreca.