Flash News

KRYESORE

Dënimi me burg, autoritetet maqedonase në kërkim të Gruevskit

Dënimi me burg, autoritetet maqedonase në kërkim të

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, duket se tashmë do të përballet me dënimin e dhënë nga gjykata. Sipas asaj që raportojnë mediat maqedonase shërbimet e Këshillit Penal, pas vendimit kanë shkuar në shtëpinë e Nikolla Gruevskit për t’i dorëzuar vendimin.

Por Gruevski nuk ndodhet në shtëpi ndërkohë që shërbimet përpiqen ta lokalizojnë atë për t’i dorëzuar vendimin e Këshillit.

“Nëse Gruevski nuk gjendet dhe nuk paraqitet në Burgun e Shutkës deri në orën 24:00, shërbimet e këshillit do ta presin seancën gjyqësore të ditës së hënë, ku Gruevski gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin”, raporton Alsat.

Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit.

 

Të fundit