Flash News

KRYESORE

Dënimi në Itali, Valdrin Pjetri jep shenjat e gishtave

Dënimi në Itali, Valdrin Pjetri jep shenjat e gishtave

Ish-kryetari i zgjedhur i Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri është paraqitur dje në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, ku ka dhënë shenjat e gishtave.

Urdhëri për marrjen e shenjave të gishtave u lëshua nga prokuroria pas publikimit të dokumenteve të autoriteteve italiane nga ana e Partisë Demokratike në lidhje me Pjetrin.

Nëpërmjet një shkrese, Prokuroria e Përgjithshme iu drejtua Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Institutit të Policisë Shkencore, ku kërkohej marrja e shenjave të gishtave për kryebashkiakun e ri të Shkodrës. Ditën e sotme Valdrin Pjetri ka dhënë shenjat e gishtërinjve.

Pas akuzave nga Partia Demokratike se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit dënimin me 18 muaj burg në Itali në vitin 2003 për trafikim të lëndëve narkotike, prokuroria nisi menjëherë procedurat ligjore për vërtetimin e tyre.

Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme kërkoi gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit, në mënyrë që të zbardhë më shpejt të vërtetën e të shkuarës të tij në Itali.

Të fundit