Flash News

KRYESORE

Dënimi nga UEFA, mbrojtësi motivon tifozët: Do ia dalim si Skënderbeu!

Kanë vijuar reagimet e protagonistëve të ndryshëm, pas njoftimit se UEFA ka pezulluar për 10 vjet ekipin e Skënderbeut nga kompeticionet europiane dhe e ka gjobitur me 1 milion euro pasi korçarët kanë manipuluar 63 ndeshje në harkun kohorë të 8 viteve.

Këtë herë ka folur mbrojtësi veteran, Tefik Osmani. Duke iu përgjigjur disa komentuesve në rrjetin social Facebook, të cilët shkruajnë se tashmë gjithçka ka përfunduar dhe se ëndrrat e tyre janë shuar, Osmani shkruan: “Ky burri nuk u tremb nga Turku nuk trembet nga Greku…”

Ndërkohë, Skënderbeu pritet t’a dërgojë vendimin në Gjykatën e Lozanës në Zvicër (CAS), ku pret ndryshimin e masës së dhënë nga UEFA.

Të fundit