Flash News

KRYESORE

Denion Meidani ironizon Ramën: Ja çdo të thotë të votosh dyshin!

Denion Meidani ironizon Ramën: Ja çdo të thotë të

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Denion Meidani ka ironizuar kryeministrin dhe thirrjet e  tij gjatë takimeve elektorale për  të votuar PS e cila  mban numrin dy.

Sipas tij falë Rilindjes është gati dyfishuar dëshira për tu arratisur e ikur nga sytë këmbët nga Shqipëria që nga 2013. Ndërsa shton se jemi vendi i dytë në botë për nga dëshira për të migruar mbas Sierra Leon.

Statusi i plotë:

Ja çdo të thotë të votosh dyshin!

Skandaloz raporti më i fundit i Gallup! 

Falë Rilindjes është gati dyfishuar dëshira për tu arratisur e ikur nga sytë këmbët nga Shqipëria që nga 2013! 

Falë Rilindjes jemi vendi i dytë në botë për nga dëshira për të migruar nga vendi jonë mbas Sierra Leon dhe baraz në "tie" me Haitin por ne me një asterisk anash që do të thotë ndryshim signifikant dhe për më tepër kur dihet tashmë situata në këto vende që janë në luftë të vazhdueshme civile apo dhe më keq janë goditur si Haitit dhe nga fatkeqësi natyrore me pasoja katastrofike)!

Tani besoj e kuptuat çfarë nënkupton Rama kur ngre dy gishtat dhe na tregon numrin 2!

Të fundit