Flash News

KRYESORE

Denocimi i Boçit: Qeveria braktis 100 studentë shqiptarë në Bullgari

Denocimi i Boçit: Qeveria braktis 100 studentë shqiptarë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi denoncoi, sipas tij, braktisjen e studentëve shqiptarë që studiojnë në Bullgari nga qeveria. Boçi publikon një mesazh që ambasada shqiptare në Sofie u ka dërguar studentëve, që sipas ish-deputeti demokrat, u ka dhënë një përgjigje evazive duke mos u dhënë asnjë zgjidhje dhe garanci për kalimin në doganat shqiptare.

Qeveria shqiptare ka braktisur dhe ka lënë në mëshirë të fatit mbi 100 studentë të cilët gjenden me studime në Bullgari. Ndërsa Mali i Zi dërgon avion të posaçëm për studentët e vet, Shqipëria i lë në mes të katër rrugëve. Kërkesës së tyre, ambasada i është përgjigjur në mënyrë evazive, duke mos i ofruar asnjë mbështetje dhe asnjë garanci për kalim në doganat shqiptare”, shkruan Boçi.

Boçi shkruan se studentëve u është lënë vetëm si mundësi ardhje vetëm rruga nga Turqia, që sipas ish deputetit demokrat, kostot financiare nuk janë të mundura për familjet e studentëve. Studentët, thotë Boçi, bëjnë apel për krijimin e mundësisë së kthimit të tyre dhe janë gati për karantinën 14 ditore sapo të mbërrijnë.

“Ndërkohë, kampusi është mbyllur dhe pjesa tjetër e mësimit do të vazhdojë online. Studentët duhet të largohen në vendet përkatëse. Pas email-t të datës 14, në takimin me ambasadën, atyre i është ofruar si zgjidhje vetëm rruga nëpërmjet Turqisë, me avion që kushton shumë, përtej mundësisë financiare të familjeve të tyre. Kërkesës së studentëve që shteti t’i evakuojë me autobuzë, ambasada i është përgjigjur në formë refuzuese. Studentët bëjnë apel për krijimin e mundësisë së kthimit të tyre dhe shprehin gadishmërinë e karantinimit 14 ditor, sapo të mbërrijnë. Kjo është fytyra e vërtetë e një qeverisje të papërgjegjshme që ka braktisur çdo detyrim dhe përkujdes ndaj shtetasve të vet. Studentët duhet të kthehen në Shqipëri”, shkruan Boçi.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2562232907353880&set=a.1456926111217904&type=3&theater

Të fundit