Flash News

KRYESORE

Vrau parukieren në Lezhë, dënohet me 27 vite burg Alfred Nikolli

Vrau parukieren në Lezhë, dënohet me 27 vite burg Alfred Nikolli

Dënohet me 27 vite burg Alfred Nikolli, i akuzuar për vrasjen e parukieres Etleva Ndoka në Lezhë.

 Gjykata e Lezhës dënoi me 1 vit burg  shtetasin Gjok Nikolli, me akuzën për përkrahje të autorit të krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në nëntor të 2016, ku Alfred Nikolli qëlloi për vdekje me armë zjarri brenda sallonit të bukurisë parukieren Etleva Ndoka, ndërkohë që nga hetimet rezultoi se autori dhe viktima të kenë patur lidhje intime me njëri-tjetrin.

Viktima, nënë e 1 fëmije u qëllua me dy plumba pistoletë, njëri prej të cilëve e kapi në zemer duke i shkaktuar edhe vdekjen asaj.

 

 

 

Të fundit