Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Trashëgimtari i Samsung Lee Jae-yong është dënuar me 5 vjet burg nga një gjykatë në Korenë e Jugut. Lee është akuzuar për korrupsion në një skandal që gjithashtu çoi në shkarkimin dhe gjykimin e ish-presidentes së vendit, Park Geun-hye. Ai është ndaluar nga policia koreano-jugore në shkurt, pasi mbi të rëndonin akuza si marrja e ryshfetit, përvetësimi dhe fshehja e pasurive jashtë shtetit. 49-vjeçari është akuzuar se ka dhuruar fonde në mbështetje të organizatave jo-qeveritare të menaxhuara nga Choi Soon-sil, një mikeshë e ish-presidentes Park, në këmbim të favoreve politike. Trashëgimtari i gjigandit teknologjik ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij. Sipas avokatit të Lee, ata tashmë do të apelojnë vendimin e gjykatës. Sidoqoftë, ky vendim përfaqëson një goditje të rënë për perandorinë më të madhe dhe më të njohur të biznesit koreano-jugore. Që prej verdiktit, aksionet e Samsung ranë me 1%.
Dënimi ngre dyshime lidhur me udhëheqjen e këtij konglomerati nga Lee Jae-yong, i cili ka vepruar si kryetar i firmës që prej 2014. Ndërkohë, e gjithë çështja ka tërhequr vëmendjen e publikut koreano-jugor pasi vjen në një kohë të pakënaqësisë dhe zemërimit në rritje ndaj bizeseve të mëdha, të njohura si “chaebol”.