Flash News

KRYESORE

Dënohet futbollisti i ekipit të Tiranës, shpërndante drogë

Dënohet futbollisti i ekipit të Tiranës, shpërndante

Sulmuesi i ekipit të Tiranës, Michael Ngoo është dënuar nga gjykata angleze për shitje droge.

Sipas "SomersetLive", Michael së bashku me një shok shitën gaz të ndaluar gjatë një festivali në Chelmsford në vitin 2006.

Gazi quhet Oksid Nitrik dhe është i ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar pasi konsiderohet si drogë.

Futbollisti bardheblu u ndëshkua nga gjykata me 12 muaj punë në komunitet si dhe gjobë 4 mijë sterlina, si edhe i’u kufizua liria nga ora 6 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

Ngoo së bashku me mikun e tij u paraqitën në gjykatë të enjten e 22 marsit për të mësuar masën e caktuar ndaj tyre, ku për fat të mirë ata i kanë shpëtuar burgut. Sulmuesi pritet të kthehet sot në Tiranë.

Të fundit