Flash News

KRYESORE

Dënohet me 10 vite burg Armando Koçerri, pjesë e grupit të ‘Habilajve’

Dënohet me 10 vite burg Armando Koçerri, pjesë e grupit të

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 vite Armando Koçerrin, i cili u arrestua si pjesëtar i grupit të Habilajve në Babicë të Vlorës, ndërsa në banesë iu sekuestruan 4.5 ton hashash.

Vendimi për të është zvarritur që prej datës 7 nëntorit të vitit të kaluar. Koçerri ka vënë në dispozicion banesën e tij në Babicë të Vlorës për mbajtjen e sasisë së lëndës narkotike.

Kujtojmë se grupi i Habiljave akuzohet për trafik narkotikësh kryer në bashkëpunim nga Vlora drejt Italisë.

Ndërsa para disa javësh Gjykata e Apelit në Katania ka liruar nga burgu Moisi Habilajn, duke pranuar kërkesën e avokatëve Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni për ndryshimin e masës nga paraburgim në "arrest shtëpie".

Habilaj fillimisht u dënua me 15 vjet dhe 5 muaj burg por Gjyakata e ka hedhur poshtë këtë vendim.

Të fundit