Flash News

KRYESORE

Dënohet me 10 vjet burg Mikel Shallari, ekzekutori i Artan Cukut

Dënohet me 10 vjet burg Mikel Shallari, ekzekutori i Artan Cukut

Pas më shumë se një viti nga ngjarja e rendë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e dënimit për ekzekutorin e ish-komisarit Artan Cuku.

Mikel Shallari, i cili ka përfituar më herët edhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë është dënuar sot me 10 vite burgim.

Aktmarrëveshja u miratua nga gjykata pas kërkesës së prokurorit, Henrik Ligori, ndërsa është pranuar edhe nga  avokati i trashëgimtarëve të Artan Cukut.

Me këtë aktmarrëveshje, Shallari i shpëton dënimit të përjetshëm. Po ashtu, ai ka zbuluar edhe dy porositësit e vrasjes së Cukut, Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci.

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Çuku u ekzekutua me armë zjarri rreth orës 20:45 (8 prill 2017) në zonën e njohur si “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë.

Ekzekutimi, i cili mendohet se është kryer nga 2 autorë, ka ndodhur në hyrjen e pallatit ku Çuku banonte.

 

 

 

 

Të fundit