Flash News

KRYESORE

Dënohet me 5 vite burg ish drejtori i Burgjeve

Dënohet me 5 vite burg ish drejtori i Burgjeve

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 5 vite burg ish drejtorin  e Burgjeve, Artur Zoto. Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë edhe pse më herët avokati i Zotos kërkoi pafajësi për klientin e tij.

Ai u shpreh para gjykatës se nuk vërtetohen akuzat e korrupsionit ndaj klientit të tij.

Artur Zoto u arrestua rreth një vit më parë pas bashkëpunimit të Iljaz Labit me  prokurorinë. Ky i fundit tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.

 

Të fundit