Flash News

KRYESORE

Dënohet me burg gazetari investigativ në Mal të Zi

Dënohet me burg gazetari investigativ në Mal të Zi

Gazetari investigativ Jovo Martinoviç është dënuar me 18 muaj burg nga Gjykata në Podgoricë, nën akuzën për trafikim droge dhe lidhje kriminale, raportojnë mediat.

Martinoviç i ka mohuar akuzat ndaj tij, ndërsa shton se është hakmarrje për raportimet e tij. Martinoviç ishte duke investiguar për trafikimin e armëve në Ballkan për një produksion televiziv francez kur u arrestua në tetor të vitit 2015. Më pas, ai u mbajt në një paraburgim për 15 muaj derisa iu dha një lirim me kusht.

"Nuk kishte asnjë dëshmi kundër meje," tha Martinoviç në një intervistë telefonike për mediat.

Gazetari beson se çështja kundër tij është sjellë pas irritimit për një numri raportimesh hetimore për të cilat ka punuar, si dhe refuzimin për të bashkëpunuar me shërbimet e sigurisë, të cilët ai i thotë se iu janë afruar disa herë dhe i kanë kërkuar atij të informojë për gazetarët dhe diplomatët e huaj në Malin e Zi .

"Unë nuk pranova të bashkëpunoj dhe të spiunoj për ta", është shprehur më tej ai.

 

Të fundit