Flash News

KRYESORE

Dënohet me burg ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Dënohet me burg ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Dënohet me një vjet e gjysmë burg ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.

Po ashtu, ish-ministri i Transportit, Mile Janakievski u dënua me një vit burg me kusht, pasi u shpallën fajtorë për veprën penale “nxitje dhe organizim të protestave të dhunshme”, para ambienteve të Komunës “Qendër” në verën e vitit 2013.

Ky rasti është zbuluar nga afera e përgjimeve që u publikua nga vitet 2013 deri në vitin 2014 nga lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev.

Në një nga bisedat e publikuara dëgjohej zëri i Gruevskit se si urdhëron Janakievskin të organizojë turmën për dhunuar disa nga drejtuesit e komunës që të zmbrapsen nga vendimi.

Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski është dënuar në mungesë meqë në nëntor të vitit 2018 është arratisur në Hungari për t’iu shmangur vuajtjes së një dënimi tjetër prej dy vjet burg për shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e Qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.

Të fundit