Dënohet me burg xhaxhai i Greta Koçit, përdorte emrin e saj për të mashtruar

Xhaxhai i Greta Koçit, Shkëlqim Koçi është dënuar me burg sepse ka përdorur emrin e këngëtares për të mashtruar ata që kërkonin të merrnin vizë amerikane dhe kanadeze me ndihmën e tij.

Ai u premtonte njerëzve të ndryshëm se në këmbim të 10 mijë dollarëve, do i bënte ata pjesë të stafit të mbesës së tij në koncertet që Greta jepte shpesh në SHBA dhe Kanada.

Skema u zbulua dhe Shkëlqim Koçi u dënua me 7 vite burg nga gjykata e Tiranës.

Shqiptarja.com publikoi rastin e Virson Strokës, i cili jeton në Kanada dhe kërkoi ndihmën e Shkëlqimit për të marrë atje edhe gruan e tij, Erinën. Virsoni komunikonte me Shkëlqimin vetëm përmes internetit dhe i dërgoi këtij të fundit një pagesë prej 7300 eurosh. Kur u krye transferta bankare, Shkëlqimi nuk hapte u përgjigjej më telefonatave. Virsoni kontaktoi Greta Koçin, e cila mohoi të ishte në dijeni të kësaj skeme.