Flash News

KRYESORE

Dënohet me burgim të përjetshëm akademiku britanik në Emiratet e Bashkuara Arabe

Dënohet me burgim të përjetshëm akademiku britanik në

Britania ka paralajmëruar pasoja serioze diplomatike, pasi një qytetar i Britanisë së Madhe u dënua me burgim të përjetshëm për spiunim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Matthew Hedges, një specialist në studimet e Lindjes së Mesme në Universitetin Durham në Angli, u burgos pas një seance pesë minutëshe në të cilën ai nuk u përfaqësua nga një avokat”, tha familja e Hedges.

Ai u arrestua më 5 maj nga zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi po largohej nga aeroporti i Dubait pas një udhëtimi kërkimor. I akuzuari për spiunazh u mbajt në izolim për gati gjashtë muaj, por 31-vjeçari u lirua me kusht muajin e kaluar, duke iu dhënë miqve të tij dhe familjes shpresën se ai do të lirohej.

Dënimi i tij sot duket të jetë i papritur për autoritetet britanike. Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt tha se vendimi nuk ishte ai që Britania e Madhe priste nga një partner i besuar i Mbretërisë së Bashkuar.

Të fundit