Flash News

KRYESORE

Dënohet mjeku italian, kuronte tumorin me sodë në Tiranë

Është denuar nga Gjykata e Romës  me 5 vjet e 6 muaj burg italianin Tullio Simoncini, i cili ushtronte më mënyrë abuzive profesionin e mjekut në një klinikë private në Tiranë.

Italiaani premtonte shërimin e tumoreve duke aplikuar një kurë me bazë bikarbonatin e sodës.

Gjykata e Romës e akuzon për abuzim në ushrimin e profesionit të mjekut e vrasje të qëllimshme ndaj pacientit italian 27 vjecarit Luca Ernesto Olivotto i cili vuante nga një tumor në tru.

Tullio Simomcini ishte i përjashtuar nga Urdhëri i mjekëve italainë më vitin 2006, megjithatë ai vazhdonte ta ushtronte profesionin e tij në një klinikë të hapur në Tiranë.

Ngjarja ka dnodhur më 2013 kur pacienti nga Katania e Italisë Luca Ernesto Olivotto iu nënshtrua në Tiranë kurës mjekësore antitumor me bazë bokarbonatin e sodës të ish mjekut Tullio Simoncini. Dy ditë pas kurës ai ndërron jetë.

Gjykata e Romës ka dënuar me dy vjet heqje lirie dhe  Roberto Gandini, me profesionin kardiolog, i cili ishte  bashkëpunëtor i Tullio Simoncinit.

 

Të fundit