Flash News

KRYESORE

Dënohet shqiptari që çoi në zbulimin e grupit të Habilajve

Dënohet shqiptari që çoi në zbulimin e grupit të

Gjykata e Katanias ka kërkuar 18 vite burg për Erson Zhukën e 12 vite burg për Ermir Baja, të dy shqiptarë, me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz, trafik ndërkombëtar droge mes Shqipërisë e provincave italiane të Katanais, Raguzës e Sirakuzës. Ata u arrestuan si persona të përfshirë në një megaproces kundër klaneve mafioze siçiliane Cosa Nostra.

Por, sipas që raporton TPZ, emri i Erson Zhukës lidhet me një tjetër proces të rëndësishëm, me atë ndaj grupit të Habilajve që pritet të nis më 31 maj në Katania.

Në dosjen hetimore të grupit të Habilajve nën zërin e “origjinës së nisjes së hetimeve” antimafia italiane shkruan se hetimet e nisura që më vitin 2012 ndaj Erson Zhukës i konsideruar si një element kriminal i rrezikshëm që vepronte në territorin e provincës së Raguzës, kishin zbuluar kontaktet e tij me Moisi Habilaj.

Emri i Erson Zhukës përmendet disa herë dhe në përgjimet e bisedave telefonike dhe ambientale të Habilajve.

Të fundit