Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Denoncimet për Tahirin, ‘Reporter pa kufij’: Jeta e Basir Çollakut është kthyer në makth
Basir Çollaku është një tjetër gazetar shqiptar, që së bashku me Alida Totën dhe Klodiana Lalën, janë përfshirë në raportin e fundit të ‘Reporter pa kufij’, ku denoncohen rastet e kërcënimeve në të gjithë botën, nga mafia e lidhur me politikën.
Kjo organizatë raporton se Çollaku është pranë vendimit për të braktisur Shqipërinë pas ‘bezdisjes’ që i ka shkaktuar ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me intervistën me Dritan Zaganin, ish-shef i antidrogës.
Në raport shkruhet se jeta e gazetarit është kthyer në makth për shkak se ndihet i kërcënuar nga trafikantët e drogës.
“Jeta e Çollakut është kthyer në makth, duke kufizuar lëvizjet gjatë natës pasi frikësohet se mund të bëhet shënjestër e banditëve të paguar nga trafikantët e drogës. Kjo situatë ka prekur familjen dhe punën e tij, me shumë media që i kanë kthyer shpinën për shkak të frikës se mund të armiqësohen me klikën sunduese të vendit. Tani ai po mendon seriozisht të braktisë Shqipërinë”, shkruhet në raport.
‘Report pa kufij’ shkruan se disa prej deklarimeve të Zaganit janë konfirmuar nga hetimet në Itali, ndërsa akuzohen disa gazetarë shqiptarë të paguar nga qeveria se janë përpjekur të prishin imazhin e kolegut të tyre, Basir Çollakut.
‘Reporter Pa Kufij’ për Alida Totën: I shpëtoi sulmit me bombë pas denoncimit për Ardit Gjoklajn