Flash News

KRYESORE

Denoncimi/ Berisha: Narkokryetarja e Roskovecit në abuzime nuk njeh kufi

Denoncimi/ Berisha: Narkokryetarja e Roskovecit në abuzime nuk njeh kufi

Denoncimi i radhës që publikohet nga ish-kryeministri Sali Berisha i drejtohet kryetares së Bashkisë së Roskovecit duke e akuzuar se po i bën ndere në mënyrë të paligjshme miqve të vet në projektin për të ndërtuar një qendër të re.

Berisha, në një status në "Facebook", shkruan se narkokryetarja e Roskovecit në abuzime nuk njeh kufi dhe publikon në mënyrë anonime denoncimin e qytetarit digjital.

Postimi i plotë:

Narkokryetarja e Roskovecit në abuzime nuk njeh kufi

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje i nderuar z.Sali berisha ju drejtohem juve për atë që po ndodh në Roskovec.

Kryehajdutia e Bashkisë Majlinda Bufi tashmë e famshme jo vetëm në zonë, por në të gjithë jugun e Shqipërisë për vjedhjet dhe abuzimet që po kryen me pushtetin që i ka dhënë kallëm paturja. Ka vendosur të spostojë qendrën e qytetit duke legalizuar të gjitha ndërtimet pa leje të miqve të saj që kanë zaptuar qendrën aktuale. Ajo ka vendosur me arragonzë dhe prepotencë të zaptojë prona private të ligjshme ku të ndertojë qendrën e re duke mos dhënë asnjë shpjegim pronarëve as për shpërblimet as si do e ndertojë këtë qendër. Për atë hajdute mjafton VKM e kallëm patures dhe një video që ka publikuar në fcb e Bashkisë. Ju lutem doktor bëni diçka popullit i ka vajtur thika në kockë dhe s'duron më këtë brutalitet që kallëm paturja me hienat e tij po ushtron mbi të.”

Të fundit