Flash News

KRYESORE

Denoncimi/ Berisha: Subashi me të vëllanë kanë Lagunën e Nartës

Denoncimi/ Berisha: Subashi me të vëllanë kanë Lagunën

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social “Facebook” një denoncim nga qytetari digjital, ku shkruhet se kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi, së bashku me të vëllanë kanë nën zotërim Lagunën e Nartës.

Denoncuesi anonim siguron se gjatë ditës së sotme kanë filluar të sekuestrohen varkat e peshkimit në lagunë dhe bën thirrje që të denoncohen mafiozët me pushtet.

Postimi i plotë i Berishës:

Subashi me të vëllanë kanë Lagunën e Nartës!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Dr, pashë sot në media që po bënin show tek laguna e Nartës gjoja po sekuestronin varkat e peshkimit. Mashtrime krejtësisht, sepse laguna ka 20 vite që është e të fortit kryebashiakut të Fierit, Subashit dhe e vëllait të tij që e mbulojnë gjoja laguna është e disa minoritarve nga Zvërneci që janë vetëm puntorët e Subashit e të vëllait të tij. Denoncoj mafiozët me pushtet. Anonim të lutem qofsh mire, respekte.

Të fundit