Flash News

KRYESORE

Denoncimi/ Berisha: Vrasësi kryesor në shtabin elektoral te kryetarja e Bashkisë Gramsh

Denoncimi/ Berisha: Vrasësi kryesor në shtabin elektoral te kryetarja

Në një status të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se një vrasës është bërë pjesë e shtabit elektoral te kryetarja e Bashkisë Gramsh.

Një qytetar anonim nga Gramshi, ka denoncuar sot se i dënuari për vrasje Venetik Mimini është bërë pjesë e shtabit elektoral të Partisë Socialiste Gramsh.

Postimi i Berishës:

Vrasësi kryesor në shtabin elektoral te kryetarja e Bashkisë Gramsh

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Venetik Mimini i rrethuar me të kuqe, i dënuar 11 vjet për vrasjen e një mjeku në Lenie të Gramshit, Agron Lena. Dënimin e ka kryer në Kosovë të Lushnjës. Është në mbledhje antar kryesor shtabi elektoral me kryetaren e Bashkisë Gramsh për zgjedhjet e 2019.

Të fundit