Flash News

KRYESORE

Denoncimi i deputetit: Në maternitetin e ri mungojnë inkubatorët, 3 vdekje në 24 orët e fundit

Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka komentuar në lidhje me situatën në Maternitetin e ri. Spahia shprehte se pavioni i Neonatologjisë nuk ka inkubatorë dhe poste për oksigjenin e fëmijëve.

Sipas tij në një inkubator qëndrojnë 2 fëmijë neonatalë, dhe si pasoj e kushteve të tilla në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 vdekje të këtyre fëmijëve.

Deklarata e deputetit:

Situate e rende ne pavionin e Neonatologjise te Materniteti i Ri. Nuk ka inkubatore dhe poste per oksigjenimin e femijeve. Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femije neonate qe kane nevoje e si pasoje e mungesave behen lidhje dyshe; 1 inkubator per 2 neonate. Per 30 ore si pasoje e ketyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh nga keto 3 vdekje ne 24 oreshin e fundit. Per muajin janar jane 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast ne dite. Kur situata paraqitet e tille ne Tirane as nuk mund ta imagjinoj cfare ndodh ne rrethe. Per kete situate qe vazhdon prej 4 -5 muajsh jane vene ne dijeni strukturat drejtuese te Ministrise se Shendetsise. Papergjegjshmeria e atyre qe drejtojne shendetsine vazhdon, me pasoja te renda per jeten e foshnjave dhe nenave.

Nderkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremengjes nga mega vila e tij ne Surrel.

Të fundit