Denoncimi i banorëve të ‘Unazës së Re’: Kreu i ARRSH po ndërton vilë luksoze në periferi të Tiranës

Banorët e ‘Unazës së Re’, që rrezikojnë të mbetën pa shtëpi kanë publikuar sot foto nga një vilë dy-kateshe në ndërtim e sipër, e cila sipas tyre është e kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro.

Sipas faqes ‘Mbeshtetje banoreve te “Unazes se Re”, shtëpia ndodhet në periferi të Tiranës, ekzaktësisht në zonën e Lanabregasit pranë Dajtit, ndërsa i kerkohet kryeministrit Rama të japë llogari për pronat e drejtorëve të administratës.

Projekti i ‘Unazes se Re’ është pezulluar përkohësisht nga ARRSH-ja, pasi rezultoi se kompania fituese, DH Albania, kishte falsifikuar dokumentet kur fitoi tenderin, ne nje kohe qe 1 km do kushtonte 20 milionë euro.