Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Denoncimi i gazetarit: Të burgosurit në Shqipëri dalin nga qelia dhe kryejnë vrasje me pagesë
Në emisionin e sotëm ‘Dritare’ në News24, u diskutua për arrestimet e bëra së fundmi nga policia.
Gazetari Xhevahir Zhabina bëri një denoncim të fortë kur tha se në Shqipëri ka të dënuar që marrin leje për të dalë nga qelia dhe kryejnë vrasje me pagesë.
“Shumica e të burgosurve marrin një ditë leje, por ata janë vrasës me pagesë dhe persona me precedent të theksuar penalë”, u shpreh Zhabina.
Gazetari theksoi se “ka dhe kriminelë të cilët vrasjet i kryejnë brenda vendit por në sistemin TIMS rezultojnë të jenë jashtë vendit.”
Më herët Zhabina u ndal tek një dosje e vitit 2016, ku flitet për faktin se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është përgjuar. Ai theksoi se kjo dosje është në dorë të Krimeve të Rënda, ndërkohë nuk dihet ende nëse Dako implikohet në veprimtari të paligjshme.