Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Denoncimi i Hajdarit, gazetari: Kërcënimi është bërë brenda kryesisë së Kuvendit
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë më shumë detaje lidhur me denoncimin e deputetes Rudina Hajdari.
Dje në Kuvend ajo denoncoi se është kërcënuar në zyrë nga një person, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur, por kërkoi nga autoritetet të merren masa për të shtuar sigurinë, "para se të shënohet ndonjë viktimë”, siç tha ajo në foltore.
Në emisionin ‘Opinion’, gazetari Hoxha thotë se në zyrat e Kryesisë së Kuvendit kamerat e sigurisë janë vetëm në korridor, ndërsa kërcënimi mendohet se është kryer brenda ambienteve si një konflikt i brendshëm mes grupit parlamentar.
“Më thanë që Garda e Republikës nuk ka konstatuar ndonjë gjë të dukshme, ka filluar një hetim të brendshëm. Në zyrat e Kryesisë së Kuvendit kamerat e sigurisë janë vetëm në korridor. Në pjesën e brendshme nuk ka kamera, sipas informacionit që unë kam pjesëtar të grupit të saj parlamentar është një konflikt i brendshëm për të marrë drejtimin e grupit parlamentar. Kërcënimi është bërë brenda kryesisë së Kuvendit. Aty duket që ka një konflikt për drejtimin e grupit parlamentar. Nuk ka patur rrezik aty, më tepër është një konflikt i brendshëm”, u shpreh Hoxha, ndërsa zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tha se ka nisur procedura për hetimin e rastit dhe shtimin e masave të sigurisë.