Flash News

KRYESORE

Denoncimi i infermierëve: Po paguajmë dy herë për licencat

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka denoncuar pagesat që duhet të bëjnë infermierët për të marë licencat. Sipas kësaj shoqate, infermierëve u është kërkuar të paguajnë sërish për marrjen e licencës së baraz-vlefshme me diplomën, pasi nuk korrespondonin me njëra-tjerën.

Për këtë çështje akuzohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Urdhri i Infermierit.

“Si ka mundësi që një student te pajiset njëkohësisht me dy licenca me numër amze të njejtë, por me emërtime të ndryshme? Të tjera skandale që ndodhin në shëndetësi me punësime, tendera, e shumë gjëra që shtiren sikur s’janë, do denoncohen në ditët në vazhdim, deri sa shëndetësia të pastrohet e të jetë ajo që të gjithë duam”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e shoqatës.

Shoqata e Infermierëve ka paralajmëruar protestë më 20 dhjetor, kundër problemeve në sistemin e shëndetësisë.

Reagimi i plotë:

Jo vetëm Ministria e Shëndetësisë, por dhe UISH kundër Infermierëve duke i zhvatur ato.

Përpos denoncimeve për korrupsion në provimet e licencave, një numër i mirë është detyruar të paguaj dy herë për licencat pasi licenca dhe diplomat nuk korrespondonin.

(Të penalizuar për t’u punësuar përmes portalit por dhe për t’u larguar në një vend evropian.)

U është kërkuar të paguajnë sërish për marrjen e licencës ekuivalente me diplomën.

Asnjë reagim as nga Ministria e Arsimit, e as nga Ministria e Shëndetësisë, për një fenomen të tillë.

Ashtu si edhe zgjedhjet e UISH kaluan në heshtje, të manipuluara, për t’u fituar nga ndikimet e pushtetit. Sa i korruptuar është ky sistem?

Pse nuk hetohet UISH për të ardhurat që shpërdoron dhe për vjedhjet që bën, apo mos vallë bashkëpunon me Ministrisë përkatëse?

Si ka mundësi që një student të pajiset njëkohësisht me dy licenca, me numër amze të njëjtë, por me emërtime të ndryshme?

Nuk keni parë gjë akoma edhe pse Ministria hesht?

Të tjera skandale që ndodhin në shëndetësi me punësime, tendera, e shumë gjëra që shtiren sikur s’janë, do denoncohen në ditët në vazhdim, deri sa shëndetësia të pastrohet e të jetë ajo që të gjithë duam.

Të fundit