Flash News

KRYESORE

Denoncimi i LSI për dhunë ndaj kryetares në Pukë, reagon kandidati i PS: Kjo është sajesë, duan të pengojnë policinë

Denoncimi i LSI për dhunë ndaj kryetares në Pukë, reagon

Pas denoncimit një ditë më parë të LSI se është dhunuar kreytarja e LSI Saimira Laçi dhe Romina Kuçi kryetarja e LRI në Pukë ka reaguar kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Paulin Luli.

Luli sqaron se e gjithë historia është një sajesë dhe se kryetarja e LSI u rrëzua në tokë dhe më pas është ngritur dhe ka hipur vetë në makinë.

Sipas Lulit ky është aktrim i paskrupullt dhe se qëllimi i kësaj është të çorodisë policinë.

“Sqarojmë opinionin se e gjitha është një sajesë e momentit. Kryetrja e LSI u rrëzua në tokë dhe më pas hipi në makinë, kjo tregon aktrim të paskrupullt nga ana e saj. Qëllimi i kësaj është të çorodisë policinë që të mos vazhdojë kontributin e saj” tha Luli.

Të fundit