Denoncimi i PD-së: Qeveria gënjeu banorët në Manëz, i nxori nga kampi dhe i harroi (video)

Partia Demokratike denoncon se në Manëz situata humanitare vazhdon që të jetë shumë e rëndë.

Banorët u kanë treguar përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, Xhemal Gjunkshi dhe Luan Baçi, se bashkia i ka nxjerrë nga kampi i çadrave me premtimin se do t’i fusë në çadra dimërore, por deri tani nuk është bërë asgjë për ta.

PD denoncon se “në Manëz, në Ishëm dhe fshatrat përreth banorët jetojnë ose në çadra krejt të papërshtatshme ose në shtëpitë e dëmtuara, në rrezik për shembje. Atyre nuk u është dhënë bonus qiraje, siç iu premtua nga përfaqësuesit e bashkisë dhe deputetët e PS. Kjo është një nga zonat e goditura më rëndë nga tërmeti I 26 nëntorit, por banorët akuzojnë bashkinë dhe qeverinë për lënie në harresë.”